Skip to content

Publikimi i pagave, sulm politik? Rama: Bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë tregojnë se deri ku mund të shkojnë

Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët me drejtoreshën e AKSHI-t  ka hedhur dyshime se nxjerrja e të dhënave të pagave të mbi 637 mijë qytetarëve mund të jetë sulm politik.

Sipas Ramës kjo mund të jetë një mënyrë nga ‘bravaxhinjt dhe çelsaxhinjt’ për të hequr vëmendjen nga situata që është krijuar në PD.

“Politik, jo politik, kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qytetarët që janë të sekëlldisur duhet të dinë si mund të ketë ndodhur. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është në sytë e të gjithëve dhe ngjashmëria në këndvështrimin tim me ngjarjen e mëparshme.

Unë kam dhe një ide pse nuk është përdorur publikisht deri kur kanë mbaruar zgjedhjet dhe pse përdoret tani, është një ide e imja.

Për konfuzion dhe armiqësi mes nesh, është e qartë. Por t’ia bësh njerëzve për të nxjerrë bravën nga çelësi apo se je bërë xheloz se ke mbetur jashtë bravës dhe çelësit apo për çdo arsye tjetër, është një mundësi për t’iu treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë.

Kjo është çështje me sistemit këtu. U bë një hetim i thellë për të parën dhe ka treguar se ka ngjashmëri me të dytën, ky është mendimi im.”, deklaroi Rama.