Gjatë konferencës për media në lidhje me skandalin për pagat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet dhe nëse kishte qenë në dijeni të faktit se vëllai i Belin Këlliçit ishte i punësuar si këshilltar i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
Kryedemokrati në përgjigjen e tij e mohoi një fakt të tillë.
Pyetje: Në zgjedhjet e kaluara, një nga kandidatët e Partisë Demokratike, të paktën që ishte dhe drejtues për Kombinatin, u përball me zonjën Balluku.
Nga ana tjetër rezulton që të paktën nga skandali ditëve të fundit, rezulton që vëllai i tij është këshilltar i ministres së infrastrukturës, zonjës Belinda Balluku. Keni qenë ju në dijeni të këtij fakti dhe sa ndikuar në rezultat një gjë e tillë?
Lulzim Basha: Jo, nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti.
