Teksa Lulzim Basha drejton gishtin nga qeveria për skandalin e publikimit të pagave, të numrave të telefonit dhe të dhënave personal duke bërë përgjegjëse atë, deputeti i PS Erion Braçe akuzon opozitën se kjo është një plan si tentativë për të destabilizuar vendin.
Braçe e konsideron rrjedhjen e listës me pagat si shatazh politik të opozitës e cila po e përdor pas humbjes së zgjedhjeve. Për deputetin socialist ndërsa opozita nuk ja doli me zjarr po e bënë këtë përmes cenimit të të dhënave personale.
Teksa sot është publikuar një tjetër listë me mbi 60 mijë më shumë punonjës që u është publikuar paga, numri i telefonit dhe të dhëna të tjera personale, Braçe shkruan se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet pasi është krijuar më 26 prill deri më 6 maj, pra pas 25 prillit duke mohuar që kjo të jetë pjesë e skemës së patronazhistëve siç pretendon PD.
“Tani është shantazh politik! Ka një qëllim, destabilizim! File i prillit është prodhuar në 26 prill dhe 6 maj, pa lidhje me zgjedhjet. I lidhur qartë me qëllimin e destabilizimit pas zgjedhjeve!
Me zjarr nuk ja dolën, me paratë në letër po provojnë”, tha Braçe.
