Skip to content

EKSKLUZIVE në “Të Vaksinuarit”/ Bytyçi: Dje shërbimi sekret serb ka hyrë në Kosovë dhe ka marrë peng analistin shqiptar brenda territorit të vet

I pyetur në lidhje me një bashkim të mundshëm të Kosovës në nismën “Open Balkan”, profesori Enver Bytyçi theksoi se diçka e tillë ishte e papranushme për Kosovën. Ai tha se Serbisë pikërisht kjo i interesonte, sepse nuk e kishte thelbin tek lëvizja e lirë me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë.

Ndër të tjera, për emsionin “Të Vaksinuarit” Bytyçi zbuloi një informacion ekskluziv ku ditën e djeshme shërbimi sekret serb ka hyrë në Kosovë dhe ka marrë peng njërin prej analistëve. Më tej profesoir tha se ky organizim do të merrte goditjen në samitin e Shkupit dhe zbuloi se jo rastësisht Zaev po ikën nga politika.

Kalaja: A besoni se Kosova do t’i bashkohet kësaj nisme?

Bytyçi: SHBA-të dhe BE po e vëzhgojnë procesin. Nuk kanë ngut të madh t’i thonë stop. Po testojnë si veprojnë palët. Vetëm një President është pro Open Balkan. Të tjerët janë kundër. Një Open Balkan i mangët, nuk është i pranueshëm. Ndërkohë as BE dhe as SHBA-të nuk bëjnë presion te vendet që nuk marrin pjesë që të behen pjesë e Open Balkan. Open Balkan krijon shance për destabilizjm të mëtejshëm të rajonit. Serbia synon të hapë kufijtë me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen. Nuk e ka problemin për lëvizje të lirë me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Hapja me 3 vendet e tjera i lejon Serbisë që të ndërhyjnë në këto vende pa pengese dhe të destabilizojnë këto shtete. Dje sherbimi sekret serb ka hyrë në Kosovë dhe ka marrë peng një analist Kosovar dhe është marrë në pyetje brenda territorit kosovar. Open Balkan është krejt i paparanueshëm nga Kosova. Në këtë kuptim Kosova, nuk mund të bëhet pjesë e Open Balkan. Në Samitin e Shkupit do të marrë një goditje dhe të mos bëhet Open Balkan. Jo rastësisht Zaev po ikën nga politika. Po të lexojmë deklaratën e qeverisë gjermane. Thanë troç ne mbështesim procesin e Berlinit të vendosur në Sofje.

/faxweb