Skip to content

Uzbekistani dërgon ndihma humanitare në Afganistan

20211223 230257

Uzbekistani dërgoi në Afganistanin fqinj produkte të ndihmës humanitare përfshirë ushqime, veshje dhe qymyr.

Në një deklaratë nga prefektura Surxondaryo (Surkhandarya) e Uzbekistanit në kufi me Afganistanin, thuhet se drejt këtij vendi janë dërguar nëpërmjet hekurudhës 63 vagonë me ndihma humanitare përfshirë ushqime, veshje dhe qymyr.

Treni i nisur nga qyteti Termez i Uzbekistanit pas kalimit në pikën kufitare Hairatan mbërriti në qytetin Mazar-i Sharif të Afganistanit.

Produktet e ndihmës humanitare të dërguara nga autoritetet e Uzbekistanit u morën në dorëzim nga zyrtarët afganë në qytetin Mazar-i Sharif.

Qeveria e Uzbekistanit edhe muajin e kaluar i dërgoi fqinjit të tij Afganistanit ndihma humanitare përfshirë ushqime dhe veshje.