Prokuroria e Tiranës është duke kryer hetime intensive lidhur me nxjerrjen e të dhënave. Fax Neës ka mësuar se në ndihmë të grupit të hetimit i është bashkuar edhe një inxhinier IT-je për të zbuluar detaje mbi nxjerrjen e të dhënave.

Sipas informacioneve që Fax neës ka mësuar nga grupi i hetimit se për identifikimin e personit apo personave që kanë nxjerrë të dhënat e mbi 690 mijë qytetaeëve hetuesit po punojnë në dy drejtime. Burimet thanë se, së pari do verifikohet nëse rrjedhja e databazës ka ardhur nëpërmjet ndërhyrjes fizike, në kompjuterat e punonjësve. Pra nëse databaza me ta dhena ka rrjedhur si pasoje e ndonjë gabimi të punonjesve, nese është nxjerr prej tyre, me apo padashje. Gjithashtu hapi i dytë që do ndërmarri grupi hetimor do jenë dbe verifikimet që do kryhen për të parë nëse, ka pasur apo jo ndërhyrje në sistem nga jashtë, në kuptim të hakerimit. Pra, nëse është sulmuar sistemi nga persona të tjerë duke gjeneruar të dhënat.

Për këtë, grupi hetimit do bëj një ballafaqim mes databazës së hedhur në rrjet dhe atyre të sekuestruara, kjo me qëllim për të kuptuar nëse janë të njëjtat, apo të dhënat e databazes që është shpërndarë në rrjet janë të modifikuara dhe të dhenat janë gjeneruar në forma të tjera. Ndërkohë Fax neës ka mësuar se pas sekuestrimit të serverave, hetuesit kanë kërkuar të dhëna edhe për personat që janë loguar, pra kanë përdorur databazën në fjale për ti verifikuar dhe përvecc punonjëseve të Tatimeve ISKSH, dhe ISSH në pyetje do merren të gjithë personat që janë loguar.

Vetë lista me të dhena, ka informacion mbi krijuesin e saj, por sipas burimeve, kjo nuk është e mjaftueshme për të ngritur akuzë, pasi shtetasja e cila rezulton si user, mund ta ketë pasur këtë rol, si punonjëse. Ndërkohë që sipas informacioneve, mësohet se marrja në pyetje për gjetjen e përgjegjësve të shpërndarjes të të dhënavë dhe vënien përpara pergjegjesisë së tyre vijon nga prokurorët që po hetojnë këtë çështje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re