Fermerit Edmond Hajdari nga Fieri i janë helmuar më shumë se 15 krerë dele në stanin që ka ngritur prej 13 vitesh në Shtyllas të njësisë administrative Levan.
Ai denoncon në Fax News rastin, duke thënë se helmimi është bërë nga persona të zonës me të cilët ishte konfliktuar më parë.
Sipas 31-vjeçarit ata kanë hedhur helm kimik në kullotat e bagëtive dhe në mëngjes konstatoi se delet nuk ecnin dot.
Ai ka 350 krere dele dhe ndihet i shqetësuar se në momentin që do t’i nxjerrë të kullosin ato do të helmohen.
Familja ka bërë dhe denoncim në polici për rastin.
Fermeri: Është e qëllimshme, dyshimi im është se helmimi është bërë në kullotë gjatë ditës. Ditën e sotme babi ndodhet në policinë e Fierit. Kemi 13 vite këtu.
Është dëm i madh ekonomik. Dje në mëngjes konstatuam që delet nuk mund të ecnin. Ne jemi konfliktuar me autorët në këtë zonë, dhe nuk ishte për bagëtitë.
-Me datë 21 dhjetor të këtij viti, Hajdari ka qenë pjesë e një konflikti me banorë të zonës dhe është goditur me biçak nga një 50-vjeçar. Denoncimi është kryer në polici për shtetasin me iniciale E.H, si i dyshuar për helmimin e deleve.
Pjesa e parë e videos:
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
