Skip to content

Për dy kategori të tjera do të pyesim shqiptarët, Rama “kërcënon” biznesmenët: Do të futen në burg, nëse…

“Bizneset që i shmangin taksat. Biznesi i madh është aktori më i madh i evazionit fiskal pavarësisht fiskalizimit që ul evazionin fiskal ka prap njerëz që abuzojnë. Edhe për këtë ne do të pyesim shqiptarët. Do të bëjmë ashpërsim të konsiderueshëm qoftë i masave për biznesmenët që abuzojnë me fiskalizimin do çojnë në burg biznesmenët dhe gjoba të rënda ndaj tyre, edhe për këtë cështje ne do ti dëgjojmë shqiptarët.

Programi për pastrimi nuk nënkupton që ne të nxjerrim njerëzit që pastrojnë por të krijojmë një sistem duke u treguar të ashpër me ata që ndotin hapësirat publike. Për këto masa ne kemi nevojë të flasim më shumë sesa shumica por cfarë mendon shqiptarët jo vetëm brenda kufijve por edhe jashtë saj. Është një këshillim, një “odë e madhe” shqiptare që do ta themelojmë për vitin e ri, për cështjet më sensitive.

Do të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë në vend, mostrat që tronditën shqipërinë por edhe personat dhe gjyqtaret që abuzojnë me pronat. Përcaktojmë pronat bëjmë projektin dhe kur fillojmë punën na del një gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të largohet nga Vetingu, kjo gjykatëse duhet të thirret nga SPAK sot jo neser dhe gjithë q1ë nuk e kanë kaluar, dhe këta njerëz duhet të shkojnë para gjyqit sepse kanë shitur dhe kanë blerë njerëzit, por ka edhe të tjerë gjykatës”, tha Rama.

/faxweb