Skip to content

“Ideale të kishte nisur më parë”, aktivistja Gerarta Ballo flet për arritjen e marrëveshjes për pensionet në Itali: Përfitojnë një numër i madh shqiptarësh

Gerarta Ballo, aktiviste shqiptare gjatë një lidhje në skype ka folur për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Gjatë fjalës së saj Ballo tha se nga kjo marrëveshje bilaterale përfitojnë mijëra të moshuar që kanë kontribuar për shoqërinë.

“Mosha 60 dhe 70 kanë punuar në Shqipëri dhe më pas në Itali por jo aq sa për tu njohur e drejta e pensionit në Itali pavarësisht mbledhjes së viteve me ato të Shqipërisë, prandaj është kyçe arritja e marrëveshjes për pensionet.

Komuniteti ndërsa vazhdonin vitet dhe vazhdonte puna dhe pa marrëveshjen do të kishte probleme dhe kanë filluar ta bëjnë të ditur këtë problem por natyrisht edhe tek institucionet tona. Kohët e fundit kemi arritur të takojmë ministrin italian të punës, dhe unë lancova një peticion që mblodhi 12 mijë firma dhe më pas bashkë me eksponentë të tjerë të komunitetit tonë, i kem dhënë këto firma ministrit duke u angazhuar drejtpërdrejt me ne se do ta çonte përpara këtë çështje dhe arritjen e një përgjigje kundrejt kësaj të drejte të munguar. Krahas kësaj janë bërë protesta në Tiranë dhe së fundmi në Romë, pra është bërë një rrjet i subjekteve të ndryshme të komunitetit shqiptar që në mënyra të ndryshme dhe peshës së vet specifike kundrejt institucioneve përkatëse ka ngritur zërin për këtë temë.

Sa shqiptarë janë përfitues nga kjo marrëveshje e arritur? “Kemi numër të madh shqiptarësh sidomos duke e parë nga këndvështrimi i familjeve. Duke shkuar përtej numrit specifik të përfituesve të drejtpërdrejt, secili prej tyre është pjesë e një familje dhe një situate familjare që është bërë e padurueshme pasi këta persona janë prindër, gjyshër, kanë kontribuar duke rritur nipërit dhe mbesat e tyre dhe nuk kanë arritur të marrin atë që u takon. Një senator italian ka miratuar një amendament specifik që lëvron një fond specifik nga pala italiane për arritjen e marrëveshjes dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Përse zbatiomi i marrëveshjes nis në vitin 2023? “Do të ishte ideale që të kishte nisur më përpara. Ky ishte viti i parë që arrihet miratimi i këtij amendamenti dhe fillon lëvrimi në 2023 pikërisht se u jepet 12 muaj kohë dy shteteve që të dakordësojnë që ta hedhin marrëveshjen bilaterale”, tha Ballo.

/faxweb