Kandidati i LSI-së në zgjedhjet e fundit, Lemi Muçaj, ka postuar një video ku tregohet kryetarja e LSI-së Kryemadhi, deputetë e ish-deputetë si dhe mbështetës të partisë duke festuar festat e fundvitit.
Siç duket nga video, të gjithë po ‘tërbohen’ nën tingujt e muzikës popullore. Muçaj, i cili ishte kandidat në zgjedhjet e fundit tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave më deklaratat e qëndrimet e tij.
Në një rast ai tha se qytetarët duhet të votonin numrin 23 pasi ai është numër me fat se në Kinë tregonte mashkullin ideal.
