Fermerët e Fierit kanë shkuar ditën e sotme në zyrën e kryetarit të Bashkisë Armando Subashit pasi ende nuk ishte paraqitur asnjë lloj komisioni për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve të ndodhura.
Në prononcimin e tyre për mediat, fermerët u shprehën se kishin kërkuar një dëmshpërblim nga bashkia duke u bazuar në ligjin që e specifikonte këtë si edhe kishin kritikuar kryetarin e bashkisë për mungesën e mëparshme të përgjigjies ndaj letrave që i kishin dërguar.
Ndër të tjera, ata u shprehën se Subashi u kishte premtuar se do të shikohej mundësia për kompensimin e tyre sipas ligjit.
Deklarata e tyre: Fermerët të ndodhur në situatën kur nuk erdhi asnjë lloj komisioni për të vlerësuar dëmet që na janë shkaktuar pas përmbytjeve, ne sot shkuam një grup dhe takuam kryetarin e bashkisë, ku diskutuam për shpërblimet.
Këto diskutime ngelën në kuadër të ligjit, sepse sic specifikohet bashkia duhet të merret me kompensimin. Nëse ky kompensim i kalonte 8% të buxhetit të bashkisë atëherë ky lloj detyrimi i kalonte Agjencisë për Emergjencat Civile.
Kryetari na u zotua që shumë shpejt do sqarohej ligji sepse nuk ishte e qartë sesi do veprohej. Nëse ligji do e lejonte, atëherë do ngrihej menjëherë komisioni për vlerësimin e dëmeve.
Ne i thamë kryetarit se kishim dërguar një letër dhe duhet të kishim marrë përgjigjie më parë jot ë vinim deri në këtë ditë. Na thanë se shumë shpejt do ndërmerrej një veprim.
…
/faxweb
