Skip to content

‘Do e ndajmë aq sa kemi’, Rama bën të mirin: Po shohim mundësinë për të ndihmuar Kosovën në krizën energjitike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me krizën energjitike që po kalon Kosova, ku është dashur në disa raste dhe kufizimi i furnizimit me energji për qytetarët.

Rama shkruan se është duke ndjekur me shqetësim situatën, dhe po vlerësohet mundësia për të ndihmuar qeverinë e Kosovës. Kryeministri thotë se Shqipëria do të ndajë me Kosovën gjithçka që ka.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.

/faxweb