Skip to content

“Duhet të plotësohen vakancat për gjykatësit”, avokati Arbër Hoxhaj flet për hartën e re gjyqësore: Shembull është marrë Suedia dhe Moldavia

Avokati Arbër Hoxhaj i ftuar në “Fax Neës” ka folur për hartën e re gjyqësore.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj theksoi se Gjykata në qytete të vogla nuk duhet të ekzistojë por të shkrihet në qytetet më të afërta.

Shembulli për hartën e re gjyqësore është marrë nga Suedia, por problem sipas avokatit ngel vakanca në sistemin e drejtësisë ku ¼ e gjyqtarëve që nuk kanë kaluar Vetingun nuk janë zëvendësuar me të rinj.

Nëse gjykata e Pogradecit do të mbyllet atëherë të gjithë qytetarët e PG, brenda 40km dhe rreth 30 mininuta mund të shkojnë në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë. Drejtësia kudo kushton dhe nuk mund të mbash në 2021 nuk mund të mbash një numër gjyqtarësh që të jetë gjykatë duhet mininalisht të ketë 4 gjyqtarët me një numër të ulët cështjet në Pogradec, Përmet apo Tropojë. Ndërkohë një gjyqtar në Tiranë gjykon rreth 650 cështjen në vit dhe kjo sjell një jobaraspeshim të numrit të cështjeve.

Nuk do të ketë shumë dosje. Do të sjellë lejtësin lehtësim të sistemit të drejtësisë, harta e re gjyqësore, duke u marrë modelet më të mira të Suedisë dhe të Moldavisë të cilat janë modelet më të mira duke sjellë një fryrje të rasteve në sistemin e drejtësisë. Ajo që dua të theksoj është që përvec hartës së re gjyqësore ajo që është më urgjente është plotësimi i vakancave në sistemin e Drejtësisë, sepse mund të krijojmë shumë mirë një hartë të re gjyqësore pore me një vakancë të tillë në sistemin e drejtësisë ku rreth ¼ e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë larguare si pasojë e vetingut nuk janë zëvcendësuar dhe sjell probleme të shumta”, tha Hoxhaj.

/faxweb