Sezoni i ri futbollistik po nis në Europë edhe me nisjen e kampionateve më të rëndësishme ku kjo fundjavë i hapi sezonet në Francë dhe Angli dhe pikërisht këta të fundit mbyllën edhe merkaton. Sipas rregullit të ri në Angli dhe Itali kanë zgjedhur të mbyllin merkaton me nisjen e sezonit dhe kështu nga e premtja asnjë klub anglez nuk mund të bëj më afrime.
Lëvizjet në Premier Ligë janë sërish më të mëdhatë në Europë pasi janë shpenzuar plot 1 miliardë e 330 milionë euro ndërsa nga shitjet janë siguruar vetëm 391 milionë euro.
Kjo merkato u dominua nga Lverpul me plot 182.2 milionë euro të shpenzuara për Alison, Shaqiri, Keita dhe Fabinjo. Ndërsa Çelsi i Sarrit në vendin e dytë ku blerja më e rëndësishme ishte ajo e Kepës që u bë edhe portieri më i shtrenjtë në botë.
Dallon Fulham që me 117.5 bëhet skuadra e tretë me më shumë shpenzime në këtë sezon veror por edhe e para skuadër e ngjitur në Premier, e cila shpenzon më tepër se 100 milionë euro.
Të kursyera janë treguar dy skuadrat e Mançesterit ndërsa Totenham nuk ka asnjë lëvizje në merkato si në ardhje edhe në shitje./Berati.TV
PREMIER LIGË/ TOP 10 KLUBET QË SHPENZUAN MË TEPËR
- Liverpuli 182,2 milionë euro
- Çelsi 137 milionë euro
- Fulham 117,5 milionë euro
- Lester Siti 114.6 milionë euro
- Uest Hem 99.4 milionë euro
- Everton 91.9 milionë euro
- Man Junajtid 82,7 milionë euro
- Arsenal 79 milionë euro
- Siti 71,2 milionë euro
- Ulvs 70 milionë euro



