Skip to content

LAJM I FUNDIT/ I riu humb jetën pas një aksidenti në Fier, detaje të reja: U shkaktua nga lagështira dhe shpejtësia (Pamje nga vendngjarja)

Një i ri vetëm 19-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Hamil të Fierit, pasi makina ku ai udhëtontë doli nga rruga.

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë, duke qenë se së fundmi vendi ynë është përfshirë nga një mot me reshje të dendura.

Në lidhje me aksidentin ka reaguar dhe policia e shtetit. Ndërsa Fax Neës ka arritur të sigurojë pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb