Skip to content

Merr flakë makina në lëvizje e sipër në Tiranë, dyshohet për një defekt teknik

Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Meshi” ndërsa automjeti në pronësi të shtetasit L.M është djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Tiranë/Informacion paraprak:
Me datë 29.12.2021, rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/faxweb