Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 shoferët e kamionëve ku u kapën 119 kokainë, përkatësisht shtetasit G.K dhe H.S. I njëjti vendim është marrë edhe për administratorin e firmës së cilës i përkisnin automjetet të cilat u përdorën për transportin e drogës e cila u fut më pas në kontenierë.
Kontinieri u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. Kontinieri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Për këtë ngjarje përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Uniformat blu bënë një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe gjetën 119 kilogramë kokainë. Në pranga u vunë 2 drejtuesit e automjeteve të firmës, si dhe administratori kompanisë.
VIDEO/ 119 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit, zhvillohet seanca gjyqësore për 2 shoferët dhe administratorin
…
/faxweb
