Deputeti Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai u shpreh për Ora News se protesta e 8 janarit është demostrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes.
“Data 8 Janar është demonstrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes. Ne nuk mund t’i vendosim njerëzit në një konflikt nga një konflikt i gjuhës tek një konflikt i cili nuk na shërben brenda një force politike.
Liderët e partive zgjidhen nga anëtarësia për të zgjidhur probleme dhe jo për të sjellë problem. Ata t’i thërrasin arsyes. Njëra palë e ka arsyen sepse Berisha është sfidant, po kërkon garë, ka hedhur dorezën e garës, në bazë të funksionimit të institucioneve të partisë”, tha Boçi.
I pyetur se përse zgjodhën sërish Lulzim Bashën në krye të PD, edhe pas humbjes së 25 Prillit, Boçi tha se e mbështetën për të vazhduar betejën për të denoncuar zgjedhjet e 25 Prillit, që PD i ka konsideruar si masakër elektorale.
“Ishte e palogjikshme që të ndërpritej rrjedha e karrierës dhe lufta politike duke ndërruar liderin. Ne ishim në betejë. U premtua betejë pas 25 Prillit, por nuk u bë. Mbështetjen ja dhamë Bashës që të vazhdonim betejë.
Ndërrimi i lidershipit në ato momente do të thoshte rënia e kauzës, për të denoncuar masakrën. Ne pranuam të jetë Basha, për këtë arsye madhore, për të ia shkurtuar ditët Ramës. Por ra kauza”, u shpreh Boçi
.
