Vincens Piroli ka mbërritur në Spitalin e Traumës dhe paraprakisht dyshohet se atentati ndaj tij ka patur synim eliminimin e tij.
I riu thonë burimet nga të dhënat paraprake ka marrë 3 plumba, dy në shpatull dhe një në krah. Piroli është sjellë automabulancën e spitalit rajonal të lezhës.
Kushëriri i tij që e ka dërguar fillimisht në këtë spital, është zhdukur pa gjurmë, ndërsa policia ende nuk ka një lokacion të vendit të ngjarjes.
Blutë e Lezhës,në bashkëpunim me ato të Kurbinit dhe të Shkodrës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e personit që e ka dërguar 34-vjeçarin në spital
Hakmarrja
Së bashku me Dorian Lalën ata kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas.
Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Ai u qëllua edhe në shtator të vitit 2019, në orët e para të mëngjesit, në vendbanimin Pinjesh. Më pas autori qëlloi disa herë në drejtim të tij dhe e plagosi lehtë. Menjëherë pas kësaj është arrestuar edhe Dalibor Topljanovic nga Zajeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Ulqinin. Dy muaj më parë, një pjesëtari i familjes së tij u gjet një mjet shpërthyes, i cili u konstatua aksidentalisht nga një kalimtar i rastit.
Savo Gjurishiç, djali i 68-vjecarit kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
