Kohëve të fundit, prerja e drurëve nëpër pyje është përhapur në masë. Ndërsa ky fenomen është pikasur edhe në vendet e konsideruara si “të shenjta” të cilat nuk duhen prekur kurrsesi.
Këtë problem e ka evidentuar edhe gazetari Armir Mehaj, ka postuar një fotografi ku shihet qartë masakra mjedisore që po bëhet nëpër “mrize” të zonës së Pukës. Sipas gojëdhënave të thëna më parë, Mehaj shkruan se këta drunj nuk mund t’i priste askush dhe se ata që e bënin këtë së shpejti do të kishin një fatkeqësi.
Shkrimi i Plotë nga gazetari, Armir Mehaj:
Malësorët kurr se kanë pas zakon me i prek drurët e mrizeve.
Është më i ruajturi ai kult, i mrizave dhe burimeve. Drunjtë e këtyre vendeve nuk priten nga populli. Pleqtë e maleve tona thonë: “Ne qoftë se në një vend të caktuar, në hije të drunjëve të mëdhenj, tre vjet me radhë mrizonin bagëtia, ai bëhej vend i paprekshëm”. Ata drunj nuk mund t’i priste askush, qoftë edhe një degë. Historia ka treguar se kush i pret drunjët në mrize, dëmtuesin patjetër e ka prekur një fatkeqësi. Këtë e pëson personi vetë ose dikush tjetër nga familja e tij, tregojnë goëdhënat. Duhet theksuar se ky kult në çdo rast mbështetet në disa mbijetesa rregullsish të ngurtëzuara të lashtësisë
Por a e ka ditë këtë ai që ka vën dorë mbi mrizin e Memajve?!!!
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
