Skip to content

“Blindimi” i selisë blu, humoristi Deda sulmon Bashën: More paranojak! Turp e faqja e zezë ç’po shikojmë në shtëpinë e PD

Humoristri Julian Deda njëkohësisht dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ka ‘sulmuar’ kreun e partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit “veshi” selinë blu me logo të PD-së, ndërsa raportohet se pas tyre janë vendosur dhe kangjella hekuri.

“Ça i ke bere shtepise se demokrateve mor Lul brava, si e katandise keshtu? E rrethove me dyer te blinduara, e mbushe me kamera sigurie, mbulove xhamat me adezive per ti fshehur medias ate qe ndodh brenda, madje edhe deren e oborrit e kishe mbyllur me shul.

E ke kthyer ne burg te bunkerizuar. Po pse? Nga kush po e ruan mor paranojak, nga demokratet?

Ata nuk kane asgje me shtepine e tyre, ata thjesht nuk te duan ty. Turp e faqja e zeze”, shkruan Jul Deda.