Skip to content

“Rritja e çmimit të energjisë do bënte që çdo produkt të rritej me 100%”, Elezi: Dalja në tregun e lirë, sjell kolaps për ekonominë shqiptare

Eksperti i Energjisë, Eduard Elezi, ka dhënë një intervistë për Fax Neës lidhur me krizën energjitike të paralajmëruar prej disa muajsh nga kryeministri Edi Rama. Elezi ndër të tjera foli për tregun e lirë të energjisë, një nismë për të cilën tha se do të sillte një kolaps ekonomik për Shqipërinë.

Ai tha gjithashtu se do të kishte pasoja ekonomike të rënda për vendin tonë nëse do të rritej çmimi i energjisë elektrike pasi do të rritej me 100% edhe çmimi i produkteve të tjera.

Kalimi i energjisë elektrike gjatë dy ditëve të fundvitit, u bë nga linja e vjetër apo nga linja e interkonjuksionit?

Eduard Elezi për energjinë e dhënë ndaj Kosovës: Kapacitetet që kërkoheshin për këto 2 ditë, ishin të larta. Energjia u dha nga linja 400. Nuk është folur për kapacitet transmetimi, por duke ditur ndihmën që kërkoi Kosova janë kapacitete të larta që bëhen me linjën 400.

Në realitetin tonë me hapjen e bursës që artikulohet por nuk ka nisma konkrete. Në informacionet tuaja deri kur është ky proces?

Elezi: Nga ana ligjore ne kemi një shkresë nga qeveria ku flitet për bursën shqiptare të energjisë. Realisht ajo nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Arsyeja është se Shqipëria është një treg minor. Ne mund ta paraqesim me termin bursë por në fakt nuk është. Këtu janë 2 tregtarë që sjellin energji dhe një tregtar shqiptar i cili luan nëpërmjet pushteti vendor.

Problemi është se bursa duhet të jetë një kapacitet i madh tregtar, kjo do ndodhte nëse do bashkëpunonim edhe me Kosovën apo me shtetet ballkanike për të pasur një lloj tregu ballkanik.

Rritja e kostove të energjisë elektrike do ndikojë drejpërsëdrejt tek konsumatori sepse rritet çmimi i çdo produkti të paktën me 100%. Kjo do ishte një katastrofë për ekonominë shqiptare. Këtu bëhet fjalë për një logjikë të ftohtë drejt një katastrofe të pashmangshme. Nëse qeveria shqiptare do bëjë gabimin që të kalojë prodhuesit në treg të lirë, kjo do sillte një kolaps ekonomik për Shqipërinë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb