Skip to content

“Fiskalizimi të shtyhet me 5 vite”, kreu i Bashkimit të Sindikatave: Në 2021 janë mbyllur 655 biznese në Shkodër, e pavëretë ajo që thotë qeveria

Në vitin 2021 janë mbyllur rreth 655 biznese të vogla në Shkodër. Një shifër e tillë bëhet e ditur nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare, dega Shkodër, Albert Tuka.

Ai thotë se qeveria e harroi Shkodrën në pandemi dhe është qarku më i varfër në Shqipëri. Tuka parashikon se edhe viti 2022 do të jetë një vit i zymtë.

Albert Tuka – Kryetar i BSPSH Shkodër

Pasqyra për vitin 2021, ka qenë shumë e zymtë, falë informacioneve që kemi ne si gjykatë. Janë mbyllur rreth 655 biznese, për shumë arsye, për shkak të rritjes së çmimeve, për shkak se qytetarët nuk kishin mundësi për të blerë, për shkak të humbjes së kujdesit të qeverisë ndaj këtyre bizneseve. Edhe pse kishin fonde të posaçme për pandeminë, u përdorën në mënyrë klienteliste duke harruar veçanërisht Shkodrën.

Tuka foli edhe për fiskalizimin, teksa theksoi se është kundërshtuar, sepse është një eksperiment i dështuar i qeverisë, ndërkohë bëri me dije se kërkojmë që fiskalizimi të shtyhet për 5 vite.

Ndër të tjera, Tuka i kërkon drejtorisë së tatimeve të mos fillojë gjobat ndaj bizneseve.

Tusha: Ne kërkojmë që nisma e finskalizimit të shtyhet me 5 vite të tjera. Është e pavërtetë jo që qeveria shqiptare thotë se më shumë se 60% e bizneseve të vogla kanë implementuar sistemin e fiskalizimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb