Viti i Ri po vijon ashtu sikur u mbyll i vjetri. Të gjithë sytë në këtë fillim janari do të jenë te selia e PD-së.
Nesër skadon ultimatumi i Sali Berishës që vendosi për Lulzim Bashën që të largohet nga zyra, në të kundërt paralajmëroi se do ta “nxjerrë butësisht”.
Pasditen e sotme Lulzim Basha ka shkuar i buzëqeshur në seli, ndërsa në momentin që ka ngjitur shkallët ka ndjekur transformimin që ka pësuar selia pas ndryshimit të fasadës.