Pas publikimit të njoftimit zyrtar të policisë, janë zbardhur edhe identitetet e 3 të plagosurve dhe të viktimës në Don Bosko.
Pas një sherri banal mes disa të rinjve, konfilti ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe si pasojë pas të shtënave drejt ambienteve të lokalit ku gjendeshin, kanë mbetur të plagosur Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjec i dëmtuar në shpatull. Blerim Çela 28 vjec i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe ne fytyr vëllai i viktimës.
Ndërsa i vdekur ka mbetur Erion Çela 35 vjeç që është vëllai i Blerim Çelës, 28 vjeç që ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. Dyshohet që atentati është kryer nga 3 persona të cilët u arratisën drejt La[rakës me një mjet tip “Benz” të zi me targa të vjedhura.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
…
/faxweb
