Skip to content

VIDEO/”Po të mos na detyronin nuk do vinim”, fluks njerëzish në ‘Air Albania’: Nuk na lënë në punë nëse nuk marrim vaksinën…

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që më 4 janar të gjithë studentët, punonjësit e marketeve dhe të administratës publike të jenë të vaksinuar ose të paraqesin testin PCR.

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi ‘Green Pass’ për administratën publike.

Ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ ka një fluks të madh njerëzish të cilët po presin në radhë për të bërë vaksinën.

Shumica u shprehën për Fax News se nëse nuk do të ishin të detyruar nuk do e bënin asnjë dozë vaksine, duke shtuar se nuk janë skeptikë por thjesht nuk e ndjejnë të nevojshme ta injektojnë.

Ndërsa presin për marrjen e dozave të vaksinës anti-Covid, shihet se në këto ambjente nuk po zbatohet asnjë masë e vendosur nga Komiteti Teknik, njerëzit nuk po mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe as nuk përdorin maska.
Pjesë nga intervistat me qytetarët:

-Si po bëhen kontrollet?
Kam gjysëm ore këtu, do mar dozën e dytë Pfizer.

-Keni marrë ndonjëherë pjesë në protestat kundër vaksinimit të detyruar?

-Jo, e kam marrë rekomandimin nga mjeku për vaksinën.

-E bëj për shëndetin tim, jo se më kanë detyruar.

-Në fillim bëmë rezistencë se nuk kishim shumë besim ndërsa tani po detyrohem. Po të mos na detyronin ndoshta nuk do e bënim.

-Kam bërë dy dozat e para kineze, nuk kam pasur ndonjë shqetësim.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb