Skip to content

Rama nis komunikimin me qytetarët: Varjantet e reja pasojë e festimeve dhe mungesës së shtrëngimeve

Kryeministri Edi Rama ka nisur komunikimin Live në rrjetet sociale me qytetarët.

Ai tha që në fillim të bisedës është ndalur tek rritja e infektimeve me koronavirus, ndërsa ka theksuar se ky është efekti i heqjes së masave shtrënguese për rastin e festave.

“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. 107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, tha Rama.

Ditën e djeshme, rastet e reja me koronavirus ishin 801.