Edhe pse FRONTEX pak dite me pare raportoi se fluksi i emingranteve qe i drejtohen bashkimit europian ka pesuar renie krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, Malin e Zi ka perforcuar masat. Mengjesin e se premtes Ministria e Mbrojtjes e vendit fqinj njoftoi se tashme ushtria ka marr ne kontroll kufirin me Shqiperine.

 

Anëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të jenë të angazhuar në kontrollin e zonës kufitare dhe kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në zonën e kalimit kufitar Bozaj. Patrullat e përziera të Policisë dhe të Ushtrisë së Malit të Zi, do të kryejnë kontrolle në mënyrë për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, dhe aktivitete të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare.

 

Kjo nuk eshte hera e pare qe Mali i Zi shpreh shqetesimin lidhur me rritjen e emingranteve te paligjshem qe nepermjet Shqiperise, kalojne kufirin per ne Mal te Zi e me pas per ne vendet e BE-se.

 

Pak muaj me pare, qarkulloi dhe idea e ndertimit te nje muri pergjate kufirit.Por ne ate kohe u hodhe poshte si nga pala shqiptare ashtu dhe nga ajo malazeze. fakt, eshte qe tashme ushtria ka zbritur ne terren.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko