Skip to content

Beogradi bën serbe Dua Lipa-n, reagime të nxehta

Marko Gjuriç, ambasadori serb në SHBA, njëherësh ish-ministër për Kosovën në qeverinë serbe, ka ngjallur reagime të shumta nga një postim në Twitter.

Ai shkruan se në Beograd janë krenar për bashkëkombasen e tyre Dua Lipa, duke e bërë këngëtaren shqiptare me origjinë serbe.

“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ndërkohë, si përgjigje nga komentues të shumtë, gjegjësisht shqiptarë, i është përcjellë këngëtarja me simbole shqiptare e deklarime po ashtu atdhetare.