Skip to content

Grupi i Berishës niset drejt selisë blu: Vizita deri në 12:00

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës janë nisur sërish drejt selisë së PD-së.

“Sot nga ora 11.00-12.00 do te kete vizita tek Selia”, thuhet në njoftimin e Grupit për Rithemelimin e PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm, pasi ai ka udhëtuar drejt Fierit ku do të marrë pjesë në një takim në kuadër të themelimit të degës së PD në këtë qytet.

Edhe një ditë më pare përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit ishin në selinë e PD, por gjetën derën të mbyllur dhe u kthyen mbrapsht.