Forcat Speciale RENEA kanë bërë disa kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të Elbasanit. Burimet bëjnë me dije se në fokus të kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.
Ndërkohë , të njëjtat burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona këtë mbrëmje. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa detaje të reja priten në vijim.
Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa banesa dhe lokale, ambiente të cilat dyshohet se frekuentohen nga persona me precedent penal. Kujtojmë se ky është aksioni i dytë brenda këtij viti që zhvillon policia në Elbasan për të skeduar persona me precedent penalë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
