Aksioni i RENEA-s mbrëmjen e kaluar ka vënë në pranga disa persona për lojëra fati të paligjshme në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se në fshatin Shënkollë u shoqëruan të paktën 5 persona.
Nuk ka ende informacion për identitetet e personave që janë shoqëruar në polici.
RENEA zhvilloi mbrëmë operacione blic në disa qytete në vend, në Elbasan, Fier, Durrës e Shkodër, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, me precedent penal apo që mbajnë armë pa leje. Aksioni vjen 1 ditë pasi Drejtori i Përgjithëm i Policisë Glenis Nano mblodhi të gjithë drejtuesit e qarqeve, ku u bëri presion mbi aktet kriminale që kanë ndodhur.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
