Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar rolin që kanë pasur dy punonjësit e drejtorisë së Tatimeve që janë arrestuar nga policia në lidhje me publikimin e listës së pagave.
Imeraj deklaroi se specialistja e IT e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj i cili më pas e ka shitur atë te kompanitë private. Sipas saj të dhënat janë përdorur nga 2 punonjës privat nga fusha e përmbarimit.
Prokurorja Elisabeta Imeraj:
“Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre, Specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu i saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve. Punonjës të caktuar kanë arritur të shfrytëzojnë detyrën e tyre. Prokuroria vazhdon hetimet intensive, sekuestrimi është bërë në drejtorinë e tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave.
Grupi hetimor e falënderoj për veprime intensive për rastin, ka qenë i devotshëm për të gjitha pistat e hetimit dhe qëllimi i publikimit të këtyre të dhënave nëpërmjet medieve. Nga ana jonë është zbuluar mekanizmi i ngjarjes, se si këto të dhëna aksesoren dhe përdoren, ka pasur punonjës në privat që kanë blerë këto të dhëna për një qëllim të caktuar për ti përdorur. Ne nxorëm detaje më shumë se rezultatet e hetimit por ka një interesim të gjerë. Kush janë subjekte private, janë 2 person që punojnë në fushën e përmbarimit dhe këto të dhëna personale i kanë përdorur për interesat e tyre, do të ketë ndëshkim për personat që i kanë shpërndarë”
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
