Skip to content

FOTOT: Berisha dërgon një tjetër grup në selinë e PD, përballen me dyer të mbyllura sërish

Për të tretën ditë me radhë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokrtike që të hyjnë brenda, por janë përballur sërish me dyert të kyçura.

Në një deklaratë për mediat ata kanë thënë se kjo është një situatë unikale që një parti opozitare mbyll dyert për anëtarët e saj.

“Kjo është situata sot në PD. Kanë tentuar dhe dje dhe pardje, deputetë dhe anëtarë për deputetë. Selia është e mbyllur edhe është një rast unikal që një parti në opozitë mbyll dyert për anëtarët.

Vendimi është marrë nga demokratët në datën 11 Dhjetor dhe nesër demokratë nga e gjithë Shqipëria do vijnë të ekzekutojnë vendimin”, u shpreh Ervin Minarolli.