Skip to content

“Erdhi çasti i pritur”, Spartak Ngjela: Ngritja e Komandës Amerikane në Shqipëri, tamam në kohën kur synohej destabilizimi nga ‘shterpë Berisha’

Spartak Ngjela ka komentuar ngritjen e shtabit pararojë të Komandës Amerikane në Shqipëri.

Me anë të një shënimi në Facebook, Ngjela shkruan se ky shtab “ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha”.

“Erdhi çasti i pritur që nga viti 1945:

Në Shqipëri do të vendoset një shtab pararojë i  Komandës Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë.

Isha i bindur që do të ndodhte; dhe ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha.

Gjithsesi, kjo tregon se Shqipëria ka qenë  një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

Por është një vlerësim i Shqipërisë në ngritjen e personalitetit të saj dhe të rëndësisë  ndërkombëtare. Gjithashtu është edhe një mbështetje force për republikën shqiptare të Kosovës.

Viti 2022 nisi ashtu siç pritej: forcim i mëtejshëm i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Suksesi është i të gjithë shqiptarëve”, shkruan Ngjela në Facebook.