Skip to content

“A quhesh i humbur nëse Basha nuk del nga zyra?” Berisha: Do e nxjerrim nga selia me pekule, s’do e gjuajmë me mjete luftarake

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në selinë e PD dhe teksa është pyetur për zhvillimet e nesërme ka treguar se si do e nxjerrin Lulzim Bashën nga selia e partisë. 

I pyetur nga gazetarët se: A quhesh i humbur nëse nuk e nxjerr Bashën, Berisha deklaroi se  “Protesta nis nesër, realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revolucion nuk ndalet. Basha e tha se do nxirret nesër (në të qeshura).

Ndaj bunkerit përodren metoda paqësore, s’do e gjuajë kush me mjete luftarake. Këtu midis nesh nuk ka dhe s’mund të ketë kurrë njerëz të armatosur. Me pekule do e nxjerrim nëse Basha refuzon të dalë”.