Tomori gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një seancë të ndryshme stërvitore pasi vetëm pak minuta pasi ajo kishte nisur në stadiumin “Tomori” janë shfaqur bukuroshet e “Miss Rainbow of the World’’. Disa prej bukuroshe kanë veshur fanellat e Tomorit për të zhvilluar një takim miqësor me skuadrën beratase. Sigurisht duke mos qënë një ndeshje e mirëfilltë ajo ka sjell argëtim tek tifozët që ishin duke ndjekur stërvitjen.
Ndeshja përfundoj me fitoren e miss-eve që do të qëndrojnë për dy ditë në qytetin tonë në këtë herë të parë që gjenden në Shqipëri. Në fund vajzat kanë mbështetur skuadrën me thirrjet “Para Tomori’’ duke shpresuar se ato do të jenë një ogur i mirë për sezonin që po nis.
Ndërkohë që skuadra a vazhduar stërvitjen dhe nesër do të transferohet drejt Sarandës ku do të vazhdoj edhe pjesën e mbetur të fazës përgatitore./Berati.TV

