Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat theksoi se kushdo që shpallet “non grata” nga SHBA nuk mund të zgjidhet në funksione drejuese në PD.
“Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka venë në shënjestër regjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies. Ne e kthyem në standard se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD.
Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta të dala boje tashmë. Ne do të vazhdojmë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti japë fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës”, tha Basha.
