Skip to content

Basha demokratëve: Berisha ju ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj …

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha përballë selisë blu.

Basha nënvizoi se Sali Berisha ka mashtruar demokratët duke i bërë për budallenj pasi sipas tij ish-kryeministri ka hallin e shpalljes “Non Grata”.

Lulzim Basha në deklaratë të jashtëzakonshme për mediat:
“Ne do të vazhdojmë si protagonistë që do ti japë fund regjimit të Edi Ramës, lëvizjet e Sali Berishës nga shtatori dhe sot e gjithë ditën kanë shërbyer për të devijuar funksionimin e opozitës për ti dhënë oksigjen Edi Ramës. Berisha ka hallin e tij ai ka thirrur një protestë kundër SHBA dhe kundër SHBA, ka një pikë ku është boll. I drejtohem demokratëve që kërkuan Kuvendin më 18 dhjetor unë po përpiqem të gjej bashkë me Berishën zgjidhje më të mirë për atë dhe PD, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme e ndjej që tu them Berisha u ka mashtruar dhe ju ka thënë se unë kam shkelur statutin, në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se kryesia Këshillit kombëtar dhe grupi parlamentar dhe shumica e demokratëve kanë vendosur që ti qëndrojnë me vendosmëri distancimin nga njerëz të shpallur Non Grata. Berisha ka mashtruar duke iu bërë për budallenj për motivacionin e shpalljes Non Grata.

Sali Berisha ka mashtruar duke ua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes non-grata. Duke njohur mirë ndjenjat pro amerikane ju ka mashtruar duke mbajtur të fshehtë me sa ka mundur duke mbajtur të fshehta deklaratat dhe mesazhet se SHBA nuk do ketë. Berisha ju ka mashtruar me iluzione sikur non-grata është një vendim politik që mund të hiqet nga një administratë tjetër.

Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për këtë situatë, por Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në një ishull nga i cili është kthyer pas 8 vitesh. Ju ka gënjyer pa pasur asnjë fakt apo provë e gjitha kjo për të mbledhur pas vetes mbështetës. Ai ka shpërdoruar thirrjen e demokratëve të cilët firmosën thirrjen e një Kuvendi Kombëtar. Ka mashtruar me të ashtuquajturin referendum pasi vetë bën listat dhe vetë voton. Kjo jepet në filmimet në njësinë numër 8 në Tiranë ku kanë marrë pjesë më pak persona sesa thuhet. Me numra të stisur, Berisha për hallin e tij personal kërkon të pushtojë dhe asgjësojë PD. Ai shkeli statutin, manipuloi sepse do kaos dhe dhunë. Ai nuk njeh as statut dhe as institucione sepse do PD si mburojë për hallin e tij të madh”, tha Basha.

 

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më 8 janar demokratët do të shkojnë për të “çliruar” Partinë Demokratike nga dyert e blinduara.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb