Skip to content

Çim Peka: Mirë ja bënë Roland Bejkos, se i provokoi demokratët

Roland Bejko, gjatë reagimit të tij për mediat pasi u dhunua nga njerëzit e Sali Berishës, tha se u ndje keq që u godit nga njerëz që i ka pas miq.

“Ngrihet Çim Peka e thotë mirë ja bënë, se i provokoi. Unë po hyja në selinë e PD për mbledhjen e thirrur nga kryetari, ku ishte provokimi.

Ata që janë mbledhur aty janë njerëz të varfër e hallexhinj, që po përdoren nga Berisha. Nuk e di si ndihen Genc Pollo, Tritan Shehu, miku im Besnik Mustafaj, kur shohin këto skena. Unë s’kam frikë dhe kam qenë më afër Sali Berishës se sa Lulzim Bashës, por nuk mund ta izolojmë PD-në se kemi një vendim të SHBA-së dhe s’mund të dalim kundër SHBA”, tha ai.