Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Sapo ndodhi! Shqyhet dera kryesore e PD-së

Ajo që pritej të ndodhte pas nisjes zyrtare të protestës, ndodhi tashmë, rreth orës 11 e 30 minuta.

Mbështetësit e Sali Berishës kanë shqyer derën kryesore të PD-së dhe kanë hyrë brenda selisë.

Pamjet tregojnë se mbështetësit kanë hyrë në godinën e PD-së, ende pa iu bashkuar protestës ish-kryeministri Sali Berisha.

Protestuesit ndodhen tashmë në katin e parë të selisë së PD-së, ku në zyrat e tjera ndodhet dhe kryedemokrati Lulzim Basha, së bashku me anëtarët e kryesisë, kryetarët e degëve, sekretarët, dhe një pjesë të madhe të deputetëve.

Nuk dihet ende nëse ka dyer të blinduara që lidhin katet mes tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb