Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dhunës ndaj Roland Bejkos nga mbështetësit e Sali Berishës.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit.
U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi.
Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e saj.
