Policia greke ka ndaluar një shqiptar, i cili po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë me një shumë të madhe parash.
Ndalimi i tij është bërë në doganën e Kakavijës, ku pas kontrollit të policisë shqiptarit i janë gjetur 14 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar tek organet doganore sipas ligjit.
Doganierët grekë sekuestruan 25% të shumës së parave, sikurse e parashikon ligji. Ndërkohë nuk behet i ditur identiteti i shqiptarit të ndaluar.
