Skip to content

Protesta e Berishës, Lefter Maliqi shpall fitoren: Uragani popullor s’ndalet, Ramës dhe Bashës tani i erdhi fundi

Lefter Maliqi 770x470

 

Ish deputeti Lefter Maliqi ka shpallur fitoren pas përfundimit të protestës së Sali Berishës.

Ai thotë se ky uragan popullor nuk ndalet dhe se Ramës dhe Bashës i erdhi fundi.

“Protesta e radhës duhet para Kryeministrisë. Demokracia në rrezik, Rama-Luli vëllezër diktatorë kundër pluralizmit për shuarjen e opozitës. Skandal, turp, krim, vepër e rëndë penale nga Lul pengu, me banditët e vet dhunon kryetarin e grupseksionit nr 6 në Tiranë të Partisë Demokratike. Luli patericë e Ramës me mbrojtje të policisë së Ramës kujton se do mbajë peng shtepinë e demokratëve, kujton se do mbajë peng demokracinë dhe pluralizmin politik, fundi i Lul pengut ka lidhje me fundin e narkoshtetit te Rames. Uragani popullor s’ndalet, revolucioni demokratik do triumfojë”, shkruan Maliqi.