Skip to content

Stresi në komisariat, flet babai i tij: Demokratët janë vëllezër, zgjidhja e vetme është dialogu! Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjaku sepse… (VIDEO)

Pas shoqërimit në polici të reperit të njohur Stresi, babai i tij foli Sali Lusha foli për Fax News duke thënë se zgjidhja e vetme është dialogu dhe jo dhuna.

Lusha u shpreh se demokratët janë vëllezër dhe nuk duhet të vihen përballë njëri-tjetrit duke shtuar më tej se 13 kriminelë brenda selisë vunë në rrezik njerëzit.

Lidhur me policinë e Shtetit ai theksoi se ka hedhur gaz lotsjellës më shumë se në çdo protestë tjetër.

Lusha: Zgjidhja e vetme është dialogu, nuk duhet të vihemi kundër njëri-tjetrit, jemi vëllezër, kundër atyre kriminelëve që janë brenda. 13 kriminelë të ardhur nga Florenc Hoxha.

Nuk mund tua bëj këtë vëllezërve të mi, nuk mund të hy dhe të gjuaj njeri.

Sot policia hodhi gaz lotsjellës nga më të dëmshmit, në sasi si në asnjë protestë tjetër. Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjaku nga ana jonë se kushedi si do agravonte situata.

Kujtojmë se pak orë më parë Stresi u shoqërua si një ndër personat qe kishte shqyer dyert, ai postoi një story ku shkruante se nuk kishte bërë asnjë veprim për të shkuar në komisiariat, duke u bërë thirrje mediave.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb