Skip to content

“Indinjohem sa herë mundohen të ulin figurën e shqiptarëve”, Meçani për protestën: Gazi është mjet luftarak, është kryer vepër penale dhe askush nuk reagoi…

Moderatorja Juela Meçani foli për protestën në studion e Fax News duke thënë se të gjitha çfarë ndodhën ishin të pritshme dhe se organizatorët e saj ishin mjaft maturë deri në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Meçani theksoi se ka një tendencë për të ulur figurën e shqiptarit në raste të tilla, gjë që sipas saj është krejtësisht e gabuar pasi trazira të tilla po ndodhin akomë më të rënda dhe në qytetet më të njohura të Evropës.

“Shqiptarët janë shumë civilë”-theksoi Meçani.

Meçani: Fax News ka qenë i jashtëzakonshëm sot për të vërtetuar cdo gjë ishte aty. Respekt i madh shkon për operatorët dhe gazetarët e televizionit ku punoj.

Lëshimi nga brenda i gazit, që nuk prodhohet këtu dhe kishte ardhur nga jashtë në masë të madhe. Është asset armatimi dhe këtë mund ta ketë vetëm policia e shtetit.

Prej ditësh godina është përgatitur, është një nga pistat kryesore që policia dhe prokuroria duhet të tregojnë integritetin e tyre. Unë kam ndjekur shumë protesta të Partisë Demokratike, janë ca elementë që mund të zbrazin ose nxehin turmën. Ky është rast unik, ne femrat nuk mbajmë dot një sprajt me vete, si është e mundur që selia kishte sasi kaq të madhe të gazit.

Askush nuk u shpreh mbi gazin. Është mjet luftarak, është kryer një vepër penale që dënohet me burg.

-Roland Bejko dhe Merkoçi patën incidente sot, si i shikon?

Meçani: Duhen orë të tëra të kuptohen, aktualisht ka të plagosur disa persona. Ka dhe filmime ekskluzive, me një grup me kapuça në kokë dhe me mjete të ftohta.

Ish ministri Sandër Lleshaj, ka dashur sërish të mbajë anë me reagimin ndaj protestës, duhet të kishte thënë edhe sa normale dhe ligjore që ai gaz u përdor brenda një institucioni. Ky gaz i ka kthyer në memorie kur ai gaz përdorej ndaj demokratëve. Por është vërtetuar se nuk ka vetëm një raund, indinjohem sa herë kur një ish-politikan kërkon të ulë figurën e shqiptarit.

Që dje pasdite, jo vetëm unë, shumë gazetarë e dinin këtë skenar pikë për pikë. Nuk është dhe aq i papërgatitur, dihej.

-Në anët e partisë kemi mllefin mes njëra tjetrës, i ka humbur vëmendja dhe Ramës e ministrave. Ardhja e Berishës në skenë ka zgjuar pak nga ajo komoditeti që kishte zënë tërë politikën shqiptarë. Mos të bëjmë si parisienë, ju lutem mjaft! Shqiptarët janë shumë civilë.

Është mbajtur një maturi e jashtzakonshme nga organizatorët deri në momentin që ndërhyri policia, iu la dopio dyshi eksponentëve të PD që ishin brenda godinës.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb