Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj shkruan se protesta e dhunshme është orkestruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal.
Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist”!
Deputeti i PD referuar pamjeve nga protesta thotë se ish-kryeministri ka orkestruar protestën duke u bërë me shenjë të gjithë protestuesve të mësyjnë drejt selisë blu.
