Është zgjedhur me shumicë votash zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në mesditë është zgjedhur në mënyrë unanime zv.kryetare e Apelit gjyqtarja Valdete Hoxha.

E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami.

Njoftimi i gjykatës:

Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami.

Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat tre vjeçar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re