Kompania e sigurisë kibernetike “Jones group international” do të ofrojë ekspertizën e saj në Shqipëri, për të gjitha sistemet elektronike për të mbrojtur databazat me të dhënat e qytetarëve.

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar memorandumin e mirëkuptimit me këtë kompani, me qëllim forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë.

 

Ky memorandum bashkëpunimi vjen pas skandalit të pagave, ku lista me emrat e tatimpaguesve shqiptarë u publikuan në rrjetet sociale

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re