Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka deklarura se do të ketë tentativë tjetër për të marrë godinën e PD, por këtë herë, “përgatitjet do të jenë më serioze”, tha ai.

Berisha deklaroi se policia hyri në seli, kur e pa se godina po merrej nga protestuesit.

Policia ka hyrë sepse e pa që protestuesit po merrnin selinë.

Edi Rama është i tmerruar sot. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mbështetur te blindet. Këtë aplikoi te selia e PD. Është projekti i Ramës.

Me faktin që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën“, deklaroi Berisha.

Ai foli edhe për aspektet logjistike, duke pranuar se ka vështirësi në gjetjen e pajisjeve kundragaz, por se kjo gjë do të realizohet dhe pas “përgatitjeve serioze”, PD do t’ju rikthehet demokratëve, duke paralajmëruar kështu, betejën e rradhës për marrjen e selisë.

Tani i ka ngelur vetëm gazi. Edhe gazi ka mjetet e veta…

Do të bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe tempulli do u kthehet demokratëve“, tha ndër të tjera Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re